Instituti i Ekonomisë në Shkup të mërkurën do të mbajë punëtori me temë “Financimi i organizatave ndërkombëtare: Përvoja, mundësitë dhe sfidat”, transmeton Portalb.mk.
“Më 28.11.2018 (e mërkurë) në fillim të orës 10:00 në Institutin e Ekonomisë në Shkup do të mbahet punëtori me temë “Financimi i organizatave ndërkombëtare: Përvoja, mundësitë dhe sfidat”.
Në punëtori do të marrin pjesë organizata ndërkombëtare dhe rajonale, institucione të larta arsimore dhe organizata të sektorit civil”, thuhet në njoftim.