Site icon PORTALB

“27 prilli”: Deputeti Mukoski e ka tërhequr Dragan Danevin nga lista e dëshmitarëve

Kuvend 27 prill

Kuvend, 27 prill

Avokati i deputetit të akuzuar Kërso Mukoski, Goce Ristevski në fillim të seancës së sotme për ngjarjet e 27 prillit e njoftoi gjykatën se i akuzuari e ka hequr propozimin që të dëgjohet deputeti Dragan Danev sepse ai nuk ka mundur të marrë pjesë në seancë për shkak problemeve shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

Një pjesë e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit javën e kaluar vendosën të tërheqin një pjesë të dëshmive të propozuar nga mbrojtja e tyre në procesin gjyqësor që zhvillohet në Gjykatën Penale.

Deputeti Luben Arnaudov tha se së pari do të konsultohet me avokatin e tij, ndërsa deputeti Johan Tarçullovski tha se do ta tërheq listën e plotë të dëshmive, por dhe se gjithçka që ka, do ta thotë vetë para gjykatës.

Për ngjarjes e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë akuzohen gjithsej 33 persona, nga të cilët 31 ndiqen për kërcenim terroristik të rendit kushtetues të shtetit dhe dy prej tyre ndiqen për nxitje.

LEXO:  Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend (FOTO+VIDEO)

Exit mobile version