Site icon PORTALB

Kundërspin: Pas asaj që ndodhi, a ka Gruevski ndonjë lidhje me kauzën maqedonase?

Ishlideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski

Ndoshta Gruevski nuk e ka të qartë se çka është kauza maqedonase. Ndoshta ka mendim tjetër se si duhet të jetë ajo, dhe për këtë garazhet me kate i emëronte “Todo Aleksandrov” dhe “Solunski kongres”…Një gjë është e sigurt – ai rrejshëm prezantohet si luftëtar i kauzës maqedonase.

Nikolla Gruevski, ish-kryeministër, deputet dhe lider nderi i VMRO-DPMNE-së, në profilin e tij në Facebook publikoi një letër më të gjatë në lidhje me ikjen e tij dhe marrjen e azilit, gjë është përplot me spine, prej të cilëve ndajmë këtë:

Spin…Kam vendosur që të vazhdoj luftën për kauzën maqedonase, për kauzën e Republikës së Maqedonisë, në të vetmen mënyrë që mund të bëj në këtë moment, në mënyrën në të cilën shumë personalitete nga historia kanë pasur mundësinë ta bëjnë. Dhe siç thash më herët në publikimin e mëparshëm, unë asnjëherë nuk do të heq dorë nga kjo kauzë. 

[Burimi: Statusi nga Facebook-u i Nikolla Gruevski – data: 20.11.2018]

Kundërspin:  Gruevski, i cili është dënuar për vepër të ngritur nga PSP, ndërsa është i akuzuar në disa procese dhe në disa është i dyshuar, kur i drejtohet opinionit spinon, për arsyet se pse ka vendosur që të ik prej Maqedonie.

Duke ju referuar tre-katër viteve të fundit, ai në fillim thotë disa të pavërteta prej të cilave më kryesoret janë këto në vazhdim: ka qenë viktimë e përndjekjes politike; ka pasur kërcënime me jetë, PSP është trup partiak i LSDM-së; LSDM ka ardhur në qeveri në mënyrë të padrejtë, dhe Zaev ka përndjekur atë dhe të akuzuarit e tjerë me qëllim që të tradhtojë interesat kombëtare dhe të shkel vendin; gjyqësori ka ecur mbrapa dhe pret prej Zaev ose prej PSP-së se çka të bëj me proceset…

Duke thënë gjithë këtë, Grevski më pas ka thënë spinin në vazhdim të cilin e justifikon me ikjen:

Kam vendosur që të vazhdojë luftën për kauzën maqedonase, për kauzën e Republikës së Maqedonisë, e vetmja mënyrë që mund ta bëj këtë,  është në mënyrën të cilën shumë personaliteti nga histori kanë pasur mundësinë ta bëjnë…

Ndoshta Gruevski nuk e ka të qartë se çka është kauza maqedonase. Ndoshta ka mendim tjetër se si duhet të jetë ajo, dhe për këtë garazhet me kate i emëronte “Todo Aleksandrov” dhe “Kongresi i Selanikut”…Një gjë është e sigurt -Ndoshta Grevski është personazh i cili rrejshëm prezantohet si luftëtar i kauzës maqedonase dhe i kauzës për Republikën e Maqedonisë!

Pas qeverisjes së tij dhjetëvjeçare, kur askush nuk e ka penguar që të zbatojë politikat vendore dhe ndërkombëtare, ai prapa vetes la “një shtet të robëruar” i cili dal ngadalë duhet të lirohet dhe në të cilin mbretëron korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Duke u nisur prej kësaj, ai në vend të spinimeve dhe prezantimeve të rrejshme, Nikolla Gruevski qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ju ka borxh disa sqarime:

Për shkak të këtyre shembujve të përmendura dhe të atyre të papërmendur, të cilët janë të lidhur ngushtë me personazhin dhe me veprën e Nikolla Gruevsk-it si kryeministër, i njëjtë nuk ka të drejtë morale të thirret në “kauzën maqedonase” dhe në “kauzën e Republikës së Maqedonisë”. Përveç se paraqitet rrejshëm, pretendimi se ka ikur që të mund të vazhdojë luftën për “kauzë”, nuk është asgjë tjetër vetëm se një e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin.

Burimi: Vërtetmatësi

Exit mobile version