Veza nuk ka vetëm cilësi ushqyese, ajo ka plot vitamina për lëkurën tonë të lodhur.
Një maskë kundër rrathëve të zinj të syrit
E bardha e vezës ajo mund të përdoret për të mbyllur poret e lëkurës sonë. Atëherë për një efekt të menjëhershëm, nuk presim per të bërë masken kundër rrathëve të syrit.
Si të bëni ? Ju mjafton të aplikoni një pikë ose dy (jo më shumë) e bardhë vezësh jo të rrahura, duke e vendosur atë tek rrethi i zi i syrit duke e tërhequr ate nga pjesa e jashtme me ndihmen e duarve.
E lëmë të thahet dhe të mbetet ashtu per disa minuta. Më pas shpelajeni me ujë të vakët dhe fshijeni lëkurën në mënyrë delikate përpara se të vendosni kremin e zakonshëm të syve ose makijazhin. Jeni rinuar pak vjet? Për fat të keq, efekti është i përkohshëm.
Maskë kundër lodhjes
Përgatisim një maskë rigjallëruese me vezë, me mjaltë dhe me polenin e luleve. Në një tas, hedhim një lugë kafe topa poleni të cilës i shtojmë një të verdhë veze dhe një lugë kafe mjalte . Me pas përziejini mire.
Lerini ne fytyre per 10 minuta përpara se ta shpëlani ne menyre delikate me uje te vaket.
Maskë kundër rrudhave
Nuk ju premtojmë zhdukjen e rrudhave por të drejtoni pak lëkurën. Per këtë përhapim nje te bardhe veze ne fytyre me nje penel duke ecituar konturin e syve , rrenjen e flokeve dhe qerpiket ( per te evituat efektin ngjites). E leme ashtu per 10 minuta përpara se ta shpëlani me uje te vakët./Portalb