Site icon PORTALB

Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin: Mjekëve t’u rriten rrogat 50 për qind

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasami nëpërmjet një reagimi dërguar në media për rritjen dhjetë dhe pesë për qind të rrogave në shëndetësi thotë se shkaku i rrogave është që shumica e mjekëve ikin nga shteti, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të dhënave statistikore zyrtare, nga 220 mjekë që diplomojnë nëpër fakultetet e mjekësisë në Maqedoni afër 180 kërkojnë dhe gjejnë punë jashtë vendit”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet se rritja prej pesë dhe dhjetë për qind është shumë e ulët dhe se nevojitet rritje urgjente e rritjes së rrogave prej 50 për qind.

“Rrogat të rriten pernjeherë për 50% sidomos të mjekëve të përgjithshëm dhe atyre që janë në specializim. Mjekut të sapodiplomuar t’i paguhet stazhi 80% e rrogës së mjekut të përgjithshëm. Çdo mjeku pavarësisht është i punësuar, apo jo sipas kriteriumeve t’i mundësohet specializim i përcaktuar në bazë të nevojave shtetërore. T’i paguhet rroga si atyre që janë të punësur. T’i sigurohet punësimi në një nga spitalet shtetërore, apo të lihet i lirë të punojë në ndonjë klinikë private. Т’i mundësohet edukim cilësor gjatë specializimit. E sa i përket masave të qeverisë për rritje 5 % në shtator e 10%  në janar, ekziston një fjalë popullore shqipe ‘kur të vijnë mendt të ikin dhent’. Dhe si alternativë të kërkohet finansim i fakultetit të mjekësisë nga shteti Gjerman ose i njejti të privatizohet”, thuhet në reagim.

Exit mobile version