Site icon PORTALB

Gjurmë të lehta

përmes bluzës
së lehtë
verore
përkunden
gjinjtë e saj
pa jelek
si pranvera
e ngathtë
të cilat
i krahasoj
me dy
gjurmë të lehta
çokollate
ku qet krye
hija
e thithave
të gjinjve
të asaj
vashe
e cila është
shtathollë
e premtuese
dhe ende jo
e ardhur
si pranvera rioshe.

Poezi nga Zvonko Sariq, përktheu Xhabir Ahmeti.

Exit mobile version