Site icon PORTALB

Sergio Ramos mohoi akuzat: Nuk jam dopuar kurrë

Sergio Ramos mohon çdo akuzë të bërë kundër tij, në lidhje me përdorimin e substancave të ndaluara përpara finales së Champions në 2017, kundër Juventus. Kapiteni i Realit dhe Spanjës deklaroi se ai nuk ka thyer asnjëherë rregullat, dhe për këtë arsye, është mjaft i qetë në këtë situatë, njofton Supersport.al.

“Nuk jam nervoz, më dhemb kur i dëgjoj këto zëra, por do të marr masat e nevojshme me ekipin tim ligjor. Pas 15 vitesh karrierë, kam kryer më shumë se 300 kontrolle dopingu dhe nuk kam thyer asnjë rregull. Na e kanë thënë këtë lajm përpara një muaj e gjysmë e madje na kanë kërkuar para që të mos zbulohej. Unë dhe klubi jemi mjaft të qetë, nuk kemi asgjë për të fshehur”.

Ramos u pyet në lidhje me mjekimin e përdorur, i cili është pretenduar si substancë e ndaluar nga “Football Leaks”. Mbrojtësi spanjoll bëri të qartë se bëhej fjalë vetëm për një ilaç kundër dhimbjeve, dhe asgjë tjetër të dyshimtë:

Edhe vetë UEFA ka kundërshtuar hapur këtë lajm, duke mohuar kategorikisht mbulimin e një testi pozitiv në anti-doping, pavarsisht se për kë lojtar bëhet fjalë. Mbetet për tu parë nëse do të hapet një hetim i mëtejshëm, në lidhje më këtë situatë.

Exit mobile version