Site icon PORTALB

Ronaldo në histori të Juventusit, theu rekordin 50-vjeçar

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është lojtari i parë i Juventusit që shënon nëntë gola në 13 ndeshjet e para të Serie A që nga Pietro Anastasi në sezonin 1968-69.

Ylli i Portugalisë gjeti rrjetën gjatë ndeshjes së kësaj mbrëmjeje kundër SPAL-it në Torino duke ia dhënë epërsinë Juventusin prej 1-0, transmeton Telegrafi.

Edhe pse atij i mori kohë deri në ndeshjen e katërt për të thyer ‘mallkimin’ e golit, duke shënuar dy gola në fitoren 2-1 ndaj Sassuolo, ai nuk është ndalur që nga ajo ndeshje.

Në 10 ndeshjet e fundit të Serie A, CR7 ka kontribuar me nëntë gola dhe pesë asistime.

Ai është gjithashtu lojtari i pari i Juventusit për arrin të shënojë nëntë gola në 13 ndeshjet debutuese të Serie A.

Ndërsa deri më tani në të gjitha garat me Juventusin, Ronaldo ka 10 gola dhe gjashtë asistime në 16 paraqitje.

Exit mobile version