Departamenti i Shtetit Amerikan vëzhgon nga afër çështjen me Nikolla Gruevskin, sidomos pas miratimit të azilit në Hungari, shkruan sot gazeta hungareze “Nepszava“. Departamenti i Shtetit me kërkesë të gazetës hungarez e përsërit qëndrimin e vet duke theksuar se Gruevski ka qenë i dënuar me dy vjet burg në një “proces gjyqësor të plotë dhe transparent”.
Nga Departamenti i Shtetit theksojnë se janë kundër Gruevskit janë duke u zhvilluar katër procedura penale dhe se ato duhet të vazhdojnë në sistemin e drejtësisë maqedonase.
Ish-Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski të martën publikoi se kishte marrë azil në Hungari. Autoritetet maqedonase kanë kërkuar anulim të vendimit për azil dhe ekstradimin e tij në Maqedoni.
- LEXO: KE: Hungaria duhet të jep shpjegim për vendimin e kërkesës për azil të Gruevskit
- LEXO: Rasti “Traektorja”, Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungesë