Site icon PORTALB

U publikua raporti përfundimtar për reformat mediatike

Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit “Observatori për reforma mediatike”, i cili ka të bëjë me përmbushjen e Reformave urgjente prioritare (RUP) për lirinë e të shprehurit e publikoi raportin përfundimtar, i cili në formë të përmbledhur i prezanton rezultaet e përgjithshme të vëzhgimit, në periudhën prej 1 korrikut të vitit 2017 deri më 30 shtator të vitit 2018.

Në raport, sa i përket përmbushjes së reformave, u ndoqën katër shtylla: transmetuesi publik i radiodifuzionit, reklamimi qeveritar, qasja në informata me karakter publik dhe shpifja dhe ofendimi.

Në përmbledhjen e shkurtër theksohen këto konstatime:

Të gjitha rezultatet nga vëzhgimi janë në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe shqipe në ueb-faqen e projektit “Observatori për reforma mediatike”.

Prezantimi zyrtar i raportit përfundimtar do të bëhet më 11 dhjetor në Konferencën Е-shoqëri.mk.

Projektin “Observatori për reforma mediatike”, e realizuan Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, në partneritet me SHQ “Agora” – Qendrën për promovimin e vlerave qytetare dhe Platformën për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetje financiare të “Fondacionit Shoqëri e hapur – Maqedoni”.

Exit mobile version