Site icon PORTALB

KE: Hungaria duhet të jep shpjegim për vendimin e kërkesës për azil të Gruevskit

Komisioni Evropian

Komisioni Evropian, e përkrahë qëndrimin e eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi, Johanes Han, se vendimi i Hungarisë që ti jepet azil ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, meriton shpjegim nga qeveria hungareze, shkruan Portalb.mk.

“Nuk ka ikje nga sundimi i të drejtës”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evorpian, Margaritis Shinas.

Ai theksoi se vendimi për azilit të Gruevskin është vendim i gjykatës, dhe se Komisioni Evropian nuk mund të ndrëhyjë, por që sipas tij kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë shpjegim për këtë vendim nga Hungaria.

“Ky lloj i vendimit kërkon shpjegim shtesë”, tha Shinas.

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka marrë një letër nga eurodeputeti Benedik Javor, në të cilin ai kërkon një përgjigje nga Komisioneri i BE për Migracionin, Dimitris Avramopulos, lidhur me ligjshmërinë e vendimit për azil në Hungari.

Sipas Javor, ky vendim është në kundërshtim me Direktivën e BE-së nga viti 2011

Exit mobile version