Site icon PORTALB

“Ditët e këshillimit juridik falas” sot dhe nesër në Maqedoni

Dokumente

Ilustrim

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Odën e Avokatëve, Odën e Notarëve, Odën e Përmbaruesve dhe Odën e Ndërmjetësuesve sot do të organizojë “Ditët e këshillimit juridik falas” për qytetarët që kanë pyetje në fushën e këshillimit, avokaturës, noterisë dhe përmbarimit, kurse qytetarët do të mund të marrin këshillime juridik falas, transmeton Portalb.mk.

“Ditët e këshillimit juridik falas” do të mbahen sot në Ministrinë e Drejtësisë, kurse nesër, me fillim prej ora 12:30 në Tetovë, Gostivar dhe Dibër.

Për herë të parë, qytetarët do të mund të marrin këshilla juridike falas në Berovë, Resen, Gjevgjeli, Dellçevë, Koçan, Kavadarc, Negotinë, Manastir, Strugë, Makedonski Brod, Krushevë, Sveti Nikollë, Strumicë, Kriva Pallankë, Çair, Vallandovë, Kisella Vodë, Kërçovë, Kumanovë, Dibër, Gostivar, Gazi Babë, Ohër, Kratovë, Vinicë, Tetovë dhe Probishtip.

Exit mobile version