Ministria e Drejtësisë së Hungarisë ia “këput” shpresat Maqedonisë për ekstradimin e Gruevskit

Maqedonia shpreson në ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, megjithatë Hungaria si duket do ta hedh poshtë këtë kërkesë, njofton Portalb.mk.

Ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë, Renata Deskoska sot ka deklaruar se ligjet e Hungarisë lejojnë që pasi t’i jepet dikujt azil, e njëjta t’i merret.

“Hungaria ka ligj të ri për azil, i cili është kufizues. I njëjti parashikon dhe shfuqizim të vendimit për azil, por gjithashtu, nëse në ndërkohë Nikolla Gruevski nuk fiton nënshtetësi të Hungarisë, atëherë leja për azil shqyrtohet në çdo tre vjet”, deklaroi Deskoska.

Ajo tha se ky nuk është rasti i parë që Maqedonia të kërkojë ekstradim nga Hungaria dhe se deri më tani nuk ka pasur problem në lidhje me të njëjtën.

“Për ne ishte e pritshme se për kërkesën për ekstradim do të vendoset pasi që do të ketë vendim për kërkesën për azil. Kërkesa për ekstradimin e Gruevski është sqaruar dhe pres edhe nga autoritetet hungareze që t’i kenë parasysh të gjitha argumentet. Ky nuk është rast i parë që të kërkohet ekstradim nga Hungaria. Deri më tani nuk ka pasur problem dhe shpresoj se kjo nuk do të jetë kërkesa e parë për ekstradim që do të refuzohet”, tha Deskoska, transmeton Portalb.mk.

Por optimizmin e ka demantuar homologu i saj hungarez, Llazo Troshani i cili ka deklaruar se autoritetet e Maqedonisë kot mundohen që ta ekstradojnë kryeministrin Nikolla Gruevski, pasi që ai tanimë nuk mundet që të kthehet në Maqedoni pasi që ka fituar azil në Hungari.

Troshani në një intervistë për televizionin hungarez “Eho TV”, ka thënë se me atë që i është miratuar azili, Hungaria e pranon se Gruevski është viktimë e persekutimit dhe nuk mund të ekstradohet.

“Të jemi të sinqertë, nëse një ish kryeministër shkon në burg, sigurisht që nuk do ta ketë të lehtë”, deklaroi ministri i Drejtësisë.

Edhe ligji për ekstradim u Hungarisë, në nenin 14 e thotë që nëse një personi i është dhënë azili, ai nuk mund të ekstradohet.

Ai thotë se është i njohur detajisht me arsyet për shkak të cilave Gruevskit i është miratuar azili, por tha se Zyra për Emigrim ka miratuar vendim pas hetimit thelbësor dhe ka konstatuar se ish kryeministri me të drejtë është frikësuar për jetën e tij.

Troshani ka sqaruar se Gruevski mund të marrë dokumente dhe nëse dëshiron, lirshëm mund ta lëshojë Hungarinë.

Ndryshe, dje Gruevski nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button