Site icon PORTALB

Mbrojtja e Mijallkovit do të dorëzojë ankesë për paraburgimin e Mijallkovit

Sasho Mijallkov

Sasho Mijallkov

Mbrojtja e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili mbrëmë është paraburgosur, ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të dorëzojë ankesë për paraburgimin sepse konsideron se pa u ftuar dhe dëgjuar i akuzuari,  nuk lejohet të përcaktohet masë paraburgimi, transmeton Portalb.mk.

“Ligji për procedurë penale thekson se çdo person duhet të ftohet për deklaratë dhe të dëgjohet dhe pas deklaratës së tij të përcaktohet masa e paraburgimi”, deklaroi Antonio Apastollski, njëri nga avokatët që e mbron Mijallkovin.

LEXO: Është paraburgosur ish kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, është dërguar në Burgun e Shutkës

Ndryshe, ai është paraburgosur mbrëmë me arsyetimin se mund të ikë nga shteti, siç iki ish-kryeministri  Nikolla Gruevski.

Exit mobile version