Site icon PORTALB

Është shtyrë për nesër gjykimi për ngjarjet e 27 prillit

Dhuna në Kuvend

Në Gjykatën Penale sot duhej të vazhdojë seanca e re për rastin e “27 prillit”, por ajo është shtyrë për shkak se prokurorja Villma Ruskoska sot e dha betimin si shefe e re e Repartit të Krimit të Organizuar dhe korrupsion, transmeton Portalb.mk.

Seanca e radhës është caktuar për nesër.

Seancën e kaluar janë lexuar ekspertiza nga telefoni i dëshmitarit Sashko Kocevski, i angazhuar për votim elektronik në Kuvend, që ka të bëjë me bisedat në telefon, facebook dhe viber nga periudha prej në mars deri në prill të vitit 2017.

Në seancë ishin të pranishëm të gjithë 32 të akuzuarit, përveç të akuzuarit Sashko Markovski, për të cilin është veçuar procedura.

Këtë proces gjyqësor është duke e zhvilluar gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues tjerë janë Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Exit mobile version