Site icon PORTALB

Ministria e Drejtësisë: Ka bazë juridike për ekstradimin e Gruevskit

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë informoi sot se ekziston bazë juridike që Maqedonia të kërkojë ekstradim nga Hungaria për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.mk.

Kërkesa për ekstradim është duke u përgatitur dhe është duke u mbledhur dokumentacioni i nevojshëm si dhe pritet që së shpejti të dërgohet në Hungari.

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur dy hetime për këtë rast, ku duhet të konfirmohet se si ka ikur Gruevski dhe se a i ka ndihmuar ndonjë polic.

LEXO: Maqedonia nuk ka marrëveshje për ekstradim me Hungarinë

Exit mobile version