Site icon PORTALB

Maqedonia nuk ka marrëveshje për ekstradim me Hungarinë

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski

Maqedonia dhe Hungaria nuk kanë të nënshkruar marrëveshje për ekstradim mes dy shteteve në bazë të së cilës do të kërkonte ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Nga Ministria e Drejtësisë për portalin “Makfaks” kanë deklaruar se ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria në Maqedoni do të kërkohet në bazë të akteve tjera ligjore, transmeton Alsat M.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë Maqedonia do të kërkojë ekstradimin e Gruevskit nga autoritetet hungareze në bazë të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në materie penale nga Konventa Evropiane për ekstradim e vitit 1957 si dhe nga dispozitat e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike mes RSFJ-së dhe Republikës Popullore të Hungarisë.

Në të njëjtën mënyrë Maqedonia kishte kërkuar ekstradimin nga Greqia të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të cilët janë të akuzuar për përgjimet e jashtëligjshme.

Exit mobile version