Site icon PORTALB

110 abetare për 110 vjetorin e Kongresit, u shpërndanë sot në Manastir (FOTO)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Manastir të Maqedonisë

“Emocion i jashtëzakonshëm t’u dhurosh Abetaren fëmijëve shqiptarë të Manastirit, aty ku lindi Alfabeti i gjuhës më të bukur në botë”, këto janë përshtypjet dhe ndjesitë të cilat i përjetoi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas vizitës së sotme të realizuar në qytetin e Manastirit të Maqedonisë, në vazhdën e 22 Nëntorit – Dita e Alfabetit Shqip, transmeton Portalb.mk.

Meqë këtë vit Kongresi i Manastirit hynë në 110 vjeçarin e saj, Meta si shenjë simbolike ka shpërndarë 110 abetare.

Krahas kësaj, Meta ka zhvilluar një vizitë në Muzeun e Alfabetit Shqip, ku u prit nga dhjetëra shqiptarë nga Maqedonia dhe ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi.

“I uroj mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me shumë emocion rikthehem në Manastir. Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, tha Meta në fjalën e tij.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Manastir të Maqedonisë
Exit mobile version