Site icon PORTALB

Sulmohet një i mitur në Gjilan, arrestohet një person

Rrahje , foto ilustrim

Ilustrim

Një nxënës derisa po shkonte nga shkolla në shtëpi është sulmuar dhe rrahur nga disa të dyshuar nga të cilët është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar moshë e mitur, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:15 në rrugën “AdeM Jashari”, në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, viktima si pasojë e lëndimeve ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilan.

“I dyshuari është intervistuar në prani të vëllait të tij dhe avokatit mbrojtës. Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.

Exit mobile version