Në mëngjesin e sotëm, në Bogë të Pejës ka rënë bora e parë për këtë sezon.
Shumë nga villat që gjenden në këto anë malore të Kosovës, kanë shpërndarë fotografi të borës që ka zbardhur mëngjesin e sotëm, transmeton Koha.net.
Boga është ndër vendet më të vizituara në Kosovë, e në sezonin e dimrit bukuritë e saj janë përrallore.