Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e arbitrit Paolo Mazzoleni javën e kaluar, duke i vjedhur dy kompjuterë, makinën e gruas dhe disa bilbila, njofton Telesport.
Mazzoleni ishte arbitri i Milan-Juventus të dielën e kaluar, duke nxjerrë me karton të kuq Gonzalo Higuain për shkak të protestës së ashpër të sulmuesit argjentinas.
Por vetëm dy ditë përpara, të premten më 8 nëntor, shtëpia e Mazzoleni-t është vjedhur, sipas L’Eco di Bergamo.
Kriminelët kanë hyrë në shtëpinë e tij në Alzano Lombardo duke i vjedhur makinën e gruas, dy kompjuterë, dy ora dhe bizhuteri.
Hajdutët gjithashtu kanë vjedhur disa bilbila dhe uniforma arbitrimi.