Site icon PORTALB

G4shi për Dua Lipën: Madhështore, krenar me ty

Reperi i njohur shqiptar, G4shi, gjatë verës së këtij viti ishte i pranishëm në Kosovë, shkruan Kultplus.

Për herë të parë, ai pati mundësinë që të performojë para publikut të Kosovës, dhe këtë e bëri në mbrëmjen e dytë të festivalit “Sunny Hill”.

G4shi ka treguar se ka një simpati të veçantë ndaj shqiptarëve tjerë të suksesshëm, në veçanti ndaj artistes Dua Lipa.

Së fundmi, ai publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej bashkë me Duan, në prapaskenat e festivalit “Sunny Hill”, teksa valvitnin flamurin kombëtar.

“Madhështore, krenar me ty Dua Lipa”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë uruar artistët për sukseset e tyre.

Përndryshe, së fundmi, G4shi publikoi për publikun projektin e tij më të ri muzikor, “No face no case”.

Exit mobile version