Site icon PORTALB

Nata është një femër e panjohur

Nata është një femër e panjohur.

Dhe, vajza pyeti të huajin:

Pse nuk hyn? Kam ndezur zjarrin në dhomën time.

Dhe iu gjegj udhëtari:

– Jam poet. Nuk dua

veçse ta njoh natën.

Atëherë vajza i hodhi zjarrit hi

dhe i pëshpëriti nga gjysmëhija të huajit:

Përqafomë: Dhe, do ta njohësh natën.

Poezi e Pablo Antonio Cuadra
Shqipëroi: Xhabir Ahmeti

Exit mobile version