Site icon PORTALB

Opozita hungareze kërkon që Gruevski të arrestohet dhe të ekstradohet në Maqedoni

Hungari

Hungari, foto ilustrim

Partitë opozitare hungareze e kanë ftuar Qeverinë e Hungarisë ta arrestojë dhe shpejtë ta ekstradojë ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili ka kërkuar azil në vend, njofton Portalb.mk.

Partia nacionaliste hungareze “Jobik”, si dhe partitë majtiste “Dialog” dhe “Koalicioni Demokratik”, sot kanë kumtuar se Gruevskit duhet t’i refuzohet kërkesa për azil dhe të ekstradohet në Maqedoni.

Zëdhënësi i “Jobik”, Adam Mirkocki, e ka kualifikuar situatën si skandal të paparë, duke theksuar se Gruevski është “kriminel i kërkuar” nga vendi, ku nuk ka luftë dhe ai nuk ndiqet në bazë politike dhe religjioze.

Riçard Barabash, zëdhënës i “Dialog” ka theksuar se “vendi i Gruevskit është mbrapa grilave”.

Ndryshe, Gruevski dje u lajmërua nga Budapesti duke shkruar në rrjetin social Fejsbuk se ka qenë i detyruar të ikë pasi që ka pasur kërcënime me jetë. Në fakt, Gruevski i iku burgut, pasi që Policia fillojë ta kërkojë për ta dërguar prapa grilave. Pas njoftimit se Gruevski më nuk ndodhet në Maqedoni, Policia ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.

Exit mobile version