Site icon PORTALB

Konfirmim edhe nga Hungaria, Gruevski ka kërkuar azil politik

Gruevski - Orban

Gruevski - Orban

Hungaria ka konfirmuar se ish kryeministri, Nikolla Gruevski ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze, transmeton Alsat M. Përmes një komunikate për media, Ministria e Jashtme e Maqedonisë njofton se gjatë ditës ka thirrur ambasadorin hungarez, Llasllo Duks i cili në takim me sekretarin shtetëror, Viktor Dimovski ka konfirmuar saktësinë e informatës së plasuar nga vetë Gruevski në facebook.

“Sot në Ministrinë e Jashtme u ftua ambasadori i Republikës së Hungarisë, Llasllo Duks, në takim tek sekretari shtetëror, Viktor Dimovski me qëllim të verifikimit të informatave edhe nëpërmjet kanaleve diplomatike-“ thonë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Strehimi i Gruevskit në Budapest ka nxitur reagimin e opozitës së atjeshme, e cila sipas mediave hungareze është e prerë se nuk do të lejojë që Hungaria të fshehë kriminelë, qofshin ato të afërt me kryeministrin, Viktor Orban. Miqësia e vjetër mes Orbanit dhe Gruevskit ishte në fokus të informimit nga mediat në të dy vendet.

LEXO:MPB e konfirmoi se Gruevski ndodhet në Hungari

LEXO: Pse Nikolla Gruevski zgjodhi të ikë pikërisht te Viktor Orbani?

Exit mobile version