Diskutimi i draft amendamentit kushtetues të fundit, përplasje mes Zaevit dhe deputetëve shqiptarë

Në Komisionin për Çështje Kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, ka nisur diskutimi për draft amendamentin e katërt dhe të fundit që ka dalë nga Marrëveshja e Prespës, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev ka ardhur me vonesë, kurse diskutimi është duke vazhduar në mungesë të deputetit, Nikolla Gruevski.

Kryeministri Zaev duke cituar Nenin 49, ka theksuar se i njëjti parasheh vërtetimin e identiteti maqedonas, ku qëndron se shteti i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj, të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgatë.

Ndaj kësaj kanë reaguar deputetë e opozitës shqiptare, ku Syrija Rushidi nga Aleanca për Shqiptarët ka deklaruar se nuk duhet të bëhet ndasi të qytetarëve, e kurse deputeti Fadil Zendeli i njërit fraksion të Lëvizjes BESA ka shprehur se ky Nen përjashton shqiptarët që janë shtetas të Maqedonisë e që jetojnë në mërgatë.

Ditëve paraprake, Komisioni në fjalë ka miratuar tre amendamente.

Amendamenti i parë – ndryshimi i emrit Republika e Maqedonisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, gjithkund në Kushtetutën e Maqedonisë, përveç në amendamentin 36 ku emri ka aspekt historik..

Amendamenti i dytë – lartë në preambulë do të qëndrojnë vendimet e ASNOM-it dhe shtohet se Marrëveshja e Ohrit.

Amendamenti i tretë –  respektimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të shteteve fqinje.

LEXO: Kushtetuta e Maqedonisë, u miratua edhe amendamenti i tretë, garanton sovranitetin e fqinjëve

Ndryshe, ky debat duhet të zgjasë 12 ditë, ndërkaq tema kryesore e diskutimit janë identiteti dhe emri i Maqedonisë. Seanca plenare në Kuvend ku do të votohet për draft amendamentet është caktuar për më 1 dhjetor 2018.

Diskutimi i draft amendamenteve erdhi pas fazës për përpilimin e tyre, që rezultoi me hapjen e kushtetutës së Maqedonisë, më 19 tetor të 2018-s në Kuvendin e Maqedonisë. Miratimi u mundësua me votën “për” të 80 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, përfshirë edhe 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së, për të cilët në Kuvendin e Maqedonisë u formua Komision për Pajtim Nacional dhe grup parlamentar, pasi që u përjashtuan nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button