Vrasësit e gazetarit saudit Jamal Khashoggi i kanë hedhur mbetjet e tij mortore në kanalizimin e ujërave të zeza, pasi paraprakisht e kishin shkatërruar trupin e tij me acid, shkruan gazeta turke “Sabah”.
Gazeta pro-qeveritare turke, pa cituar burime, ka shkruar se testimi i mostrave nga rrjeti i ujërave të zeza nga rezidenca e konsullit saudit në Stamboll kanë mundësuar zbulimin e gjurmëve të acidit.
“Hetuesit vlerësojnë se trupi i një gazetari, i cili kritikoi autoritetet, ishte tretur në acid, dhe kur është kthyer në gjendje të lëngshme është derdhur në kanalizim”, shkruan “Sabah” përcjell Telegrafi.