Site icon PORTALB

FMN: Maqedonia lidere e papunësisë!

FMN: Maqedonia lidere e papunësisë

FMN: Maqedonia lidere e papunësisë

Fondi monetar ndërkombëtar ka ardhur deri në përfundim se, nga ato shtete të cilat i ka analizuar dhe statistikat e të cilit i ka publikuar, Maqedonia është ranguar e para për nga papunësia, me gjithsej 31,2% të popullatës në vitin 2012.

Kjo përqindje vazhdon të jetë e lartë për disa vite me radhë, edhe krahas rritjes solide të ekonomisë, duke bërë të supozohet se faji qëndron te problemet strukturore në Maqedoni.

Vëzhguesit shpeshherë theksojnë se statistikat zyrtare të papunësisë nuk e përfshijnë edhe të a.q. ekonomi të përhimët (joligjore) e cila konsiderohet se merr pjesë në sasi të konsiderueshme në aktivitetin e përgjithshëm të ekonomisë së Maqedonisë, transmeton CNN./Portalb

Exit mobile version