Site icon PORTALB

Linku – vegël për gazetari transparente onlajn

Burimi: KriThink

Teoria e gazetarisë ka krijuar rregulla të shumta për shkruarjen e teksteve gazetareske. Njëra nga këto rregulla është që për çdo deklaratë, citim nga ndonjë dokument të theksohet burimi. Me këtë sigurohet konteskt dhe mbështetje për pohimet që janë bërë në tekst.

Shkruan: Rada Isovska-Manevska

Kjo nuk është gjithmonë kështu edhe me gazetarinë në internet, edhe pse gazetarit në këtë lloj të medies i janë dhënë në dispozicion një numër i madh i veglave në internet. Njëra prej tyre është edhe linku (lidhja, vegëza), e cila i mundëson gazetarit ta vë në dispozicion burimin e informatës për lexuesin dhe ai vetë të vlerësojë se si është i interpretuar burimi.

Ç’ËSHTË LINKU

Lidhja që i mundëson lexuesit të kalojë prej një ueb-faqeje në një ueb-faqe tjetër quhet hiperlink (hyperlink) ose vetëm link. Linku mund të çojë deri te një tekst, fotografi ose ndonjë objekt tjetër i ueb-faqes. Zakonisht shënohet me ngjyrë tjetër (të kaltër) nga pjesa tjetër e tekstit dhe mund të jetë i nënvizuar, ose mund të përdoren të dyjat (i kaltër dhe i nënvizuar). Linku aktivizohet duke e klikuar atë me mi (mouse), me ç’rast hapet dritare e re gjegjësisht burimi në të cilin ka dashur gazetari ta dërgojë lexuesin.

LLOJET E LINKEVE NË UEB-GAZETARI

Në tekstin e tij “Linkimi në ueb-gazetari” (në serbisht), Bojana Barllovac ndan linket sipas vendit të tyre, sipas asaj se ku gjenden, a janë reciproke dhe a janë funksionale. Kjo ndarje duke pasur parasysh përdorimin e linkut në gazetari si duket është më adekuate.

Sipas vendit dhe adresës ku dërgohet lexuesi dallohen linke të brendshe dhe të jashtme.

SIPAS ASAJ SE KU ËSHTË VENDOSUR LINKU NË UEB-FAQE EKZISTOJNË:

Për të shprehurit gazetaresk që mbështetet edhe në linkun si plotësim i asaj që është pohuar është me rëndësi që linku ta përmbushë funksionin e tij, gjegjësisht ta çojë lexuesin deri te informata e saktë. Shpeshherë ndodh që për shkak të ndonjë gabimi gjatë lidhjes ose si pasojë e fshirjes së informatës në të cilën çon linku, ai të mos funksional dhe të mos jetë i dobishëm për lexuesin.

Rregulla është se nga konteksti ose fjalët nga të cilat përbëhet linku të jetë e qartë se ku çon ai dhe çka mund të pritet kur do të klikohet në të.

KUR LINKET NUK E PËRMBUSHIN FUNKSIONIN E TYRE?

RREGULLA PËR MARRJEN E TEKSTIT PREJ NDONJË MEDIE TJETËR

Ueb-faqe të caktuara e kanë të rregulluar çështjen se kur dhe në çfarë mënyrë mund të vendoset linku kur merret ndonjë tekst gazetaresk.

Rregulla që përdoret zakonisht është të përdoret një e treta e tekstit me obligim që të vendoset link deri te artikulli origjinal. Disa ueb-faqe e ndalojnë përdorimin e informatave të tyre dhe me këtë rast përdorin vegla të tjera për ta pamundësuar kopjimin e tekstit.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.
Exit mobile version