Site icon PORTALB

Humbi jetën një motoçiklist në Kërçovë

¬ Ka humbur jetën një motoçiklist 33 vjeçar nga Prilepi

Foto ilustrim

Në rrugën magjistrale të fshatit Podmolje të Kërçovës ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Citroen Ksara” e targa të Ohrit, e drejtuar nga F.B. (21) nga fshati Cërvicë i Kërçovës dhe motoçikletë “APN 4” pa targa, e drejtuar nga G.B. (4) nga fshati Mesheishtë, Komuna e Debarcës, informojnë nga Policia, njofton Portalb.mk.

Nga lëndimet e marra, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës G.B., ndërkaq vdekja është konstatuar nga mjeku i Urgjencës.

Ekipi i SPB Ohër dhe prokurori publik kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Exit mobile version