Site icon PORTALB

Ahmed al-Rajsuni u zgjodh kryetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë

Unioni Botëror të Dijetarëve Muslimanë/ Foto:AA

Dijetari maroken Ahmed al-Rajsuni është zgjedhur kyetar i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rajsuni u zgjodh në asamblenë e përgjithshme të unionit që filloi më 3 nëntor në Stamboll.

Rajsuni ishte zëvendës i kryetarit të deritanishëm, Jusuf al-Kardavi.

Kardavi, i cili ushtroi këtë detyrë nga viti 2004, në fjalimin e tij të shtunën njoftoi se nuk do të rikandidojë për kryetar.

Exit mobile version