Koordinatorët nacional për menaxhim kufitar të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Kosovës, Vlladimir Pivovarov dhe Isa Xhemajlaj, sot në qendrën për media në Qeverinë e Maqedonisë kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim mes qendrat koordinues për menaxhim kufitar të dy vendeve, njofton Portalb.mk.
“Me këmbimin e shpejtë të informatave, shpresojmë se në të ardhmen do t’i tejkalojmë problemet e deritanishme, para se gjithash lëvizjen e shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave, me çka qytetarëve dhe komunitetit të biznesit nga Maqedonia dhe nga Kosova do t’u mundësohet profit më i madh”, tha Pivovarov.
Nga ana tjetër, Xhemajlaj, e ka përshëndetur iniciativën për nënshkrimin e memorandumit dhe tha se kjo është rezultat i marrëdhënie të mira bilaterale mes dy vendeve.
“Me memorandumin do ta avancojmë bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Kosovës, veçmas në fushën e luftës me krimin ndërkombëtar, që do të jetë në ndihmë për qytetarët të dy vendeve”, tha Xhemajlaj.