Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për herë të parë pasi zgjedhjet amerikane të ndërmjetme treguan se Partia Demokratike ka gjasa të marrë Dhomën e Përfaqësuesve.
Presidenti amerikan shkroi në twitter: “Sukses shumë i madh sonte. Faleminderit të gjithëve!”.
Një deklaratë e tij, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen pasi republikanët kanë mbajtur avantazhin në Senat pas fitoreve kryesore në Indiana, Teksas dhe North Dakota.