Site icon PORTALB

Rashidi: Do të votojmë ‘për’ marrjen e mandatit të Gruevskit

Surija Rashidi, deputet i LR-PDSH-së (Aleanca për Shqiptarët)

Surija Rashidi, deputet i LR-PDSH-së (Aleanca për Shqiptarët)

Deputeti nga radhët e Aleancës së Shqiptarëve, Surija Rashidi, sot pasi doli nga koordinimi për formimin e Trupit për Pajtim Nacional, në një pyetje nga gazetarët në lidhje me mandatin e deputetit Nikolla Gruevski, ai tha se Aleanca për Shqiptarët do të votojnë që t’i merret mandati, transmeton Portalb.mk.

“Do të votojmë për marrjen e mandatit”, tha Rashidi.

Ndryshe, shumica parlamentare nuk i ka 80 vota “për”, kurse Rregullorja thotë se në rast se ato nuk janë siguruar, mandati prej deputeti Nikolla Gruevskit do të mund t’i merret pas mungesës gjashtëmujore në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Exit mobile version