Site icon PORTALB

Kushtet në shkolla: MASH është në dijeni për shkeljen ligjore, kërkesa për shkollën ‘Imri Elezi’ është dërguar në Financa

Shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit

Shkolla fillore ‘Imri Elezi’ në lagjen Dizhon të komunës së Çairit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës pohon se është në dijeni për gjendjen aktuale të shkeljes ligjore të klasave të para në shkollën ‘Imri Elezi’ në komunën e Çairit dhe thonë se janë në pritje të përgjigjes pozitive nga ana e Ministrisë së Financave. Kërkesa është punësimi i një mësimdhënësi për një klasë që do t’i kushtonte shtetit përafërsisht 250 mijë denarë apo rreth katër mijë euro në vit, shkruan Portalb.mk.

“Pas analizave që janë bërë në MASH lidhur me kërkesën për financim të ri të vendit të punës mësimdhënës klasor në Shkollën Fillore Komunale “Imri Elezi” në Çair të Shkupit, MASH e ka përcjellë të njëjtën deri në Ministrinë e Financave, nga ku shpresojmë që të sigurohet leja e financimit të paraleles së re në këtë shkollë, për një periudhë kohore sa më të shpejtë”, tha për Portalb.mk, Laura Paparaniku nga MASH.

Në pyetjen e Portalb.mk se nëse kjo ministri nuk jep pëlqimin atëherë si do të veprohet, nga MASH nuk ishin preciz.

“Nëse nuk merret pëlqimi (që në rastin e shkollës Imri Elezi, si MASH mendojmë se duhet ta jep Ministria e Financave prandaj edhe e kemi kërkuar lejen e financimit) shkolla në bashkëpunim me komunën të cilës i takon, veprojnë në bazë të predispozitave të parapara me Ligj. Financimi i paraleles do të thotë financim i vendit të punës për mësimdhënësin që do të angazhohet në të”, shtoi Paparaniku duke mos precizuar çfarë domethënë “në bazë të predispozitave të parapara me Ligj”.

Drejtoresha e shkollës, Merita Koxhaxhiku, thotë për Portalb.mk se gjatë këtij viti numri i nxënësve të regjistruar ishte më i madh se viteve të kaluara dhe kështu u tejkalua numri i lejuar me ligj.

“Për momentin janë të regjistruar 108 nxënës në klasën e parë të cilët janë të ndarë në tre paralele, të cilat tejkalojnë numrin e përcaktuar në ligjin për arsim, kështu që për tu zgjidhur ky problem duhet të hapët edhe një paralele e klasës së parë sepse është mëse e nevojshme”, tha për Portalb, Koxhaxhiku.

Ajo shtoi se inspektorët e arsimit e kanë vizituar këtë shkollë dhe e kanë konstatuar këtë gjendje dhe kanë dhënë afat që të zgjidhet brenda dhjetë ditëve.

“Inspektorat e arsimit ishin në shtator në shkollën tonë dhe inspektuan gjendjen aktuale faktike, duke kontrolluar të gjitha dokumentacionet se fëmijët e pranuar a i takojnë rajonit në të cilin është shkolla, dhe u konstatua se fëmijët plotësojnë gjitha kushtet e nevojshme për të mësuar në këtë shkollë dhe u dha vendimi që të ndërmerren masa brenda dhjetë ditëve, por fatkeqësisht deri më tash asgjë nuk është bërë. Në kërkesën për hapjen e një paraleleje plus i kemi shtuar edhe procesverbalin dhe vendimin e inspektoratit”, tha Koxhaxhiku.

Prindërit nga ana tjetër kërkojnë që kjo punë mos të stërzgjatet por të zgjidhet sa më shpejtë pasi që bëhet fjalë për fëmijët e tyre dhe kushtet në të cilët ata do të ndjekin mësimin më tutje.

Ndërkaq sipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

Prindërit kërkojnë që:

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 elena.ivanovska@mon.gov.mk

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 qenan.sali@mon.gov.mk

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 xhemile.lamallari@mon.gov.mk

LEXO:Kushtet në shkolla: Paralelet në ‘Penko’ të stërmbushura me nxënës

LEXO:Kushtet në shkolla: Katër paralele të klasës së parë të shkollës ‘Penko’ mësojnë në çerdhe

LEXO: Kushtet në shkolla: Në “Imri Elezi” 108 nxënës mësojnë në tre paralele (FOTO)

Exit mobile version