Site icon PORTALB

Nesër koordinim në Kuvend në lidhje me komisionin për pajtim

Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, nesër do të mbajë koordinim me nën kryetarët e Kuvendit,  koordinatorët e grupeve parlamentare politike, dhe përfaqësuesit e partive politike që nuk janë të organizuara në grupe parlamentare, përcjell Portalb.mk.

Nga Kuvendi informojnë se pas iniciativës së grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedoni më e mirë”, në koordinim do të ketë vetëm një pik në rend dite, formimi i “Trupit parlamentar ndër-partiak për pajtim dhe integrim”.

 

Exit mobile version