Site icon PORTALB

Avokatët janë të zënë nëpër gjykime tjera, “Dhuna në Komunën Qendër” shtyhet

Dhuna në qendër

Foto nga protesta

Gjykimi për lëndën “Dhuna në Komunën Qendër” të Prokurorisë Speciale Publike, është anuluar për të mërkurën. Arsyeja e vazhdimit të seancës së sotme është pamundësia e avokatëve të të akuzuarve që të marrin pjesë për shkak të angazhimit të tyre në seanca tjera në Gjykatën Penale, njofton Portalb.mk.

Në rastin “Dhuna në Qendër” apo “Shuplakat” të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski edhe nëntë persona të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Exit mobile version