Site icon PORTALB

Grupi Spice Girls ribashkohet për turne, por pa Victoria Beckham

Grupi "Spice Girls"

Pjesëtaret e bandit më të njohur femëror të viteve të 90-ta Spice Girls sërish do të mblidhen, por pa Victoria Beckham, raporton Anadolu Agency (AA).

“The Sun” bëri të ditur se së shpejti do të dihet turneu i ri i Spice Girls. Megjithatë theksuan se ribashkimi do të kalojë pa Victoria Beckham.

Ish-grupi i njohur incizoi një mesazh i cili do të shpaloset të hënën, ndërsa në të cilin do të paralajmërojnë turneun.

Përveç Beckham, dizajnere e suksesshme e modës, në bandin përfshihen Melanie Chisholm, Emma Bunton, Melanie Brown dhe Geri Horner.

Exit mobile version