Site icon PORTALB

Punonjësit policor do të pajisen me uniforma të reja

MPB Policia

Policia e Maqedonise

Të gjithë të punësuarit e rinj që kanë realizuar kontratë pune me Ministrinë e brendshme do pajisen me uniforma të reja në kuadër të projektit “Polici e përgatitur, qytetarë të sigurt”, deklaroi Ministri i brendshëm Oliver Spasovski në takimin që realizoi në sektorin për punë të brendshme Shkup, transmeton Alsat M. 

Megjithatë furnizimi nuk vlen për të gjithë nëpunësit policor, shumica e të cilëve nuk kanë marrë uniforma të reja për më shumë se dhjetë vite. Ministri shtoi se në të ardhmen do sigurohen uniforma për gjithë zyrtarët policor dhe se për momentin po rrjedh procedura për sigurimin e uniformave edhe në dy njësi tjera të policisë. Ai shtoi se do sigurohen edhe pajisjet sportive të cilat nuk janë siguruar prej më shumë se 12 vite.

Exit mobile version