Site icon PORTALB

Dy persona ndiqen për vrasje, ndërsa shtatë persona për dhunë nga përleshja e armatosur mes dy familjeve në Kumanovë

MPB Policia

Ilustrim

Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës kundër dy personave nga nëntë të cilët ndiqen për  përleshje të armatosur në Kumanovë ku e humbi jetën një person, informojnë sot nga Prokuroria Themelore Publike, transmeton Portalb.mk.

“Dy persona ndiqen për vepër penale ‘Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1’ të Kodit Penal. Prokurori publik ka vlerësuar se për sigurimin e pranisë së dy të dyshuarve, si dhe për shkak sigurimit të procedurës pa pengesë ka nevojë për përcaktim të masës paraburgim. Dhe për këtë shkak deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Kumanovë është dorëzuar propozim, i cili është pranuar nga ana e gjykatës dhe për dy të dyshuarit është përcaktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, njoftojnë nga Prokuroria.

Shtatë të dyshuarit tjerë Prokuroria i ndjek për vepër penale ‘Dhunë nga neni 386 paragrafi 3 në lidhje e paragrafin 1’ të Kodit penal.

Exit mobile version