Site icon PORTALB

HRW: Përdhunimi dhe keqtrajtimi i grave, pjesë e përditshmërisë në Korenë Veriore

Ilustrim

Rrëfime lemeritëse të përdhunimeve dhe keqtrajtimeve seksuale, të kryera nga zyrtarët shtetërorë verikoreanë ndaj qytetareve të shtetit të tyre, janë paraqitur në një raport të ri, i cili jep detaje për një kulturë, në të cilën zyrtarët bëjnë krime, pa u përballur me ndëshkim, shkruan Koha.net.

Raporti i detajuar 98-faqësh i grupit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Human Rights Watch”, që është publikuar të enjten, bazohet në dhjetëra intervista me viktimat e përdhunimeve, që kishin ikur prej Koresë Veriore. Ky raport shpërfaq një shtet që shtyp qytetarët dhe në të cilin zyrtarët – prej policëve dhe rojeve të burgut, e deri tek menaxherët – nuk ndëshkohen kurrë për keqtrajtimin e grave.

“Kontakti i padëshiruar intim dhe dhuna, që është aq e zakonshme në Korenë Veriore ka nisur të pranohet si pjesë e përditshmërisë”, shkruan në raport.

Exit mobile version