Site icon PORTALB

Fiti: Kemi rregullativë ligjore të shkëlqyer për ambientin jetësor

Taki Fiti

Taki Fiti

Maqedonia ka rregullativë ligjore të shkëlqyer për t’u ballafaquar me ndotjen e ajrit, tokës dhe ujërave, tha akademiku Taki Fiti në konferencën shkencore kushtuar ndotjes se ambientit jetësorë. Problem kryesor, shtoi ai është implementimi dhe zbatimi i të njëjtave. Ai theksoi shteti duhet të tregohet i rreptë me ndotësit dhe të respektojë shëndetin e qytetarëve, njofton Alsat M.

“Maqedonia ka rregullativë ligjore të mirë mund të themi të shkëlqyer për ambientin jetësor. Kur i lexon ligjet, aktet nënligjore të gjithë janë sipas standarteve evropiane me qasje moderne por problemi në përgjithësi është implantimin, nuk zbatohen ligjet dhe kjo mund të shihet shumë qartë. Sipas kësaj, punë kryesorë është zbatimi dhe implementimi i ligjeve, nuk është e mjaftueshme të keni rregullativë të mirë nëse e njëjta nuk zbatohet”, u shpreh Taki Fiti,akademik .

Exit mobile version