Site icon PORTALB

Janë përleshur fizikisht deputetët Frashër Krasniqi dhe Xhelal Sveçla

Mbrëmë, deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla dhe ai i PSD-së, Frashër Krasniqi janë përleshur fizikisht.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se kjo përleshje ka ndodhur pas një debati që kishin në televizionin KTV.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë të dy deputetët por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Exit mobile version