Site icon PORTALB

Wenger: Do të rikthehem si trajner në fillim të vitit

Arsene Wenger

Arsene Wenger

Arsene Wenger ka zbuluar se do të kthehet si trajner në fillim të vitit 2019, por nuk tregon emra të klubeve.

69-vjeçari ka qenë jashtë loje që prej largimit nga Arsenali në fund të sezonit të kaluar pasi kishte kaluar 22 vjet me klubin e Ligës Premier.

Francezi ka qenë i lidhur me pozitën vakante të Real Madridit pas shkarkimit të Julen Lopetegui, por një lëvizje drejt gjigantëve spanjoll duket e pamundur, transmeton Telegrafi.

Ndërsa refuzoi të thotë se ku do të përfundojë, ai pranoi se një kthim në Angli do të ishte “i çuditshëm” duke marrë parasysh lidhjen e tij me Arsenalin.

 Wenger (Getty Images)

“Sigurisht në fillim të vitit 2019”, tha ai për Sky Sport.

“Për momentin unë jam në pushim dhe e shikoj shumë futbollin. Kam thënë shumë herë se rikthimi më i mirë nuk do të ishte në Angli, sepse kam kaluar kaq shumë kohë në të njëjtin klub do të dukej e çuditshme të shkoj diku tjetër”.

“Por për momentin nuk mund t’ju tregoj [për të ardhmen time], sepse nuk e di”.

 Wenger – Gattuso (Getty Images)

“Nuk e di ku do të jem, do të jem diku, por nuk e di ku”.

I pyetur nëse puna e tij e ardhshme do të ishte një klub apo kombëtar, Wenger u përgjigj se as këtë nuk e di pasi nuk ka vendosur ende.

Exit mobile version