Vuçiç: Jam i shqetësuar për ndodhitë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç shprehu sot shqetësim për shkak të paralajmërimeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës më 28 nëntor dhe “konfiskimin” e kompetencave serbe të Rrjetit distribuiv, duke shtruar pyetjen se çfarë është atëherë kuptimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas pjesëmarrjes në një takim të Qeverisë së Serbisë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Beograd, Vuçiç në konferencën për media deklaroi se si president i Serbisë është shumë i shqetësuar, meqë është informuar se “shqiptarët po përpiqen që ta rrëmbejnë transmetuesin tonë elektrik në mënyrë të paligjshme”.

Ai tha se më 28 nëntor në Ditën e Flamurit Shqiptar do të formohet Ushtria e Kosovës, duke thënë se “kjo është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare”.

“Kjo ngrit çështjen e kuptimit të dialogut. Nevojitet uniteti i popullit dhe do të kemi nevojë për fuqinë e popullit më shumë se kurrë, sepse në përputhje me mundësitë e vogla ne do t’u kundërvihemi masave”, tha ai.

Ai shtoi se është shumë i frikësuar për gjithçka që mund t’i ndodhë vendit dhe popullit.

“Ne do të ruajmë paqen dhe stabilitetin në çdo mënyrë, por nuk do të lejojmë që dikush të teprojë, kërcënojë ose të vrasë popullatën serbe”, tha ai.

Vuçiç foli edhe për çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Edhe një herë u bëj thirrje serbëve të Kosovës të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, sepse këtë ushtri e formojnë për asgjë tjetër por që serbët një ditë t’i shfrytëzojnë për të qëlluar serbët tjerë”, tha ai.

Duke folur në seancën e sotme të qeverisë, presidenti serb njoftoi se në 18 muajt e ardhshëm do të investohen 50 milionë euro investime shtesë për serbët në Kosovë si dhe për inkurajimin e fillimit të operimit të fabrikave të caktuara në veri të Kosovës, spitalit në Graçanicë, Qendrës Klinike në Mitrovicë dhe për investime në jug të Ibrit, si dhe krijimin e qendrave turistike nga vende të caktuara si Banjska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button