Site icon PORTALB

Dele Alli rinovoi Tottenhamin deri në vitin 2024

Delle Alli

Delle Alli ka nënshkruar kontratë të re me Tottenham Hotspur.

Kështu mesfushori i talentuar angelz do të jetë pjesë e Spurs deri në vitin 2024.

22-vjeçari i është bashkuar Tottenhamit nga MK Dons në vitin 2015 për pesë milionë funte dhe që nga atëherë ka shënuar 48 gola në 153 paraqitje.

 Deli Alli në ndeshjen kundër Manchester Cityt (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Alli ka luajtur ë gjashtë ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, përfshirë edhe derbin e së hënës ndaj Manchester Cityt, por ka dështuar të shënojë që nga dita hapëse e kampionatit.

Lojtari është shprehur i lumtur me rinovimin, ku nëpërmjet një postimi në Instagram ka shënuar:

“I lumtur me kohën time te Spurs deri më tani. Mezi po pres të shikoj se çfarë do të sjellë e ardhmja”.

Vlen të theksohet se për skuadrën e njohur angleze së fundmi kanë rinovuar edhe yjet tjera si Harry Kane, Son Heung-min,Erik Lamela dhe Harry Winks.

Exit mobile version