Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “T.N.T”, transmeton Portalb.mk.
Në rastin “T.N.T.” të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.
Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.
Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “T.N.T.” të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën gjyqësore.