Site icon PORTALB

Vrasja e Kaçifas, ambasadorja shqiptare në Athinë dha detaje nga takimi në MPJ-në greke

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë është thirrur pasditen e kësaj të hëne në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë për të dhënë shpjegime në lidhje me vrasjen e Kostandin Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës.

Ambasadorja Ardiana Hobdari, pas daljes nga Ministria e Jashtme greke, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media, përcjell Koha.net.

Ajo ka marrë qëndrimin e palës greke për ta përcjellë atë në Tiranë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ambasadorja u shpreh se në kundërshtim nga ato që janë thënë dhe se takimi nuk ka qenë aspak me tonë te ndezura. “Ishte thjesht një takim diplomatik”, tha ajo, ku palët shprehën qëndrimet për ngjarjen.

Exit mobile version