Site icon PORTALB

Sulm i armatosur në SHBA, 7 të plagosur

SHBA: Sulm me armë në selinë e policisë Dallas

Ilustrim-arkiv

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një klub zbavitjeje në qytetin Riverside të shtetit amerikan Kaliforni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat vendase, në një klub nate të emërtuar Sevilla, është hapur zjarr gjatë një feste të organizuar. Të paktën 7 persona janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa nuk ka informacione të detajuara rreth gjendjes shëndetësore të personave, identiteti i të dyshuarve dhe për shkakun e incidentit.

Policia ka filluar hetim në lidhje me rastin e festës së organizuar në kuadër të Natës së Shtrigave.

Të shtunën ishte sulmuar një sinagogë në qytetin Pittsburgh të Pensilvanisë, ku humbën jetën 11 persona, ndërsa ishin plagosur 6 persona prej të cilëve 4 policë.

Exit mobile version