Site icon PORTALB

Qeveria e Merkelit sërish në sprovë – zgjedhjet në Hesse përcaktojnë të ardhmen e saj

Angela Merkel

Angela Merkel

Koalicioni qeverisës i kancelares gjermane, Angela Merkel ndodhet përballë sprovës së dytë brenda disa javësh, teksa gjermanët të dielën dalin në vendvotime në shtetin perëndimor të Gjermanisë, Hesse, në zgjedhjet rajonale që mund ta rrëzojnë qeverinë e shtetit, njofton Koha.net.

Po që se aleati konservator i Merkelit, Volker Bouffier, e humb postin e tij në krye të Hesses, atëherë rivalët e kancelares do të fuqizohen, në prag të kongresit të Kristiandemokratëve (CDU), në fillim të dhjetorit, duke u munduar që ta përshpejtojnë rënien e saj, transmeton Koha.net.

Rreziku tjetër për Merkelin është që partnerët e saj të koalicionit SPD, të dalin të tretët në Hesse, ku ndodhet edhe qendra financiare e Gjermanisë, Frankfurti. Një rezultat i tillë do ta nxiste këtë parti që të tërhiqet nga koalicioni me Merkelin, në Berlin.

 

Exit mobile version